I ftuar në Arena nga Dritan Hila në RTV Ora, kreu i PD-së në Fier, Luan Baçi u shpreh se rilindja i ka ndarë shqiptarët, ka kthyer luftën e klasave.

Ndërsa kandidati për deputet i PD-së, Flamur Noka u shpreh se PD në Tiranë do të marrë 20 mandate.

Baçi: Rilindja i ka ndarë shqiptarët, ka kthyer luftën e klasave. Çdo person që punon në administratë po kalon në “skanerin” e PS, u kanë mbledhur kartat e identitetit punonjësve të administratës. Ka shumë presion mbi administratat. PD e ka denoncuar në prokurori këtë fenomen.

Noka: Nuk ka bir nëne që ta ndal fitoren e PD. PD në Tiranë do të marrë 20 mandate. Kudo që ne shkelin qytetarët na presin me entuziazëm, njerëzit kanë besim te ne. PS kudo që shkon kërkon të korruptojë qytetarët për t`ju marrë votën. Te kampi i PD ka frymë vakie.