"Babloku dhe Tigri thonë 'nuk kemi firmosur', Malltezi-Kokës: Lefter, të thashë bëhu bashkëpunëtor i drejtësisë

I ftuar dje në “Opinion”, ish ministri i Financave dhe ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, teksa fliste për çështjen e inceneratorëve dhe akuzat e opozitës, është shprehur se ai nuk ka firmosur asnjë kontratë, pasi të gjitha firmosen nga Ministria e Mjedisit. 

“Unë si ministër Financash dhe Ekonomie nuk kam qenë pjesë e procedurës. procedura bëhet nga një autoritetet tjetër kontraktor që është Ministria e Mjedisit. Personi që ju i referoheni nuk figuron fare në dokumente”, deklaroi ndër të tjera ministri.

Nisur nga kjo deklaratë e Ahmetajt, reagon edhe drejtuesi i Departamentit të Mjedisit në PD dhe një ndër të parët që ngriti zërin për inceneratorët, Jamarbër Malltezi.

Ky i fundit i drejtohet ish ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, të cilit i kërkoi në vitin 2017 të bëhej bashkëpunëtor i Drejtësisë.

“Lefter, të thashë në 2017, bëhu bashkëpunetor i drejtësisë se, Babloku dhe Tigri thonë “nuk kemi firmos!” Tik-tak”, shkruan Malltezi në postimin e tij.

Pak ditë më parë,  i ftuar në një emision televiziv, Koka komentoi akuzat e PD ndaj tij në SPAK duke u shprehur: “Jam shumë i bindur dhe kam bërë kontributin më të madh ën këtë vend për inceneratorët, por më vjen keq që u baltos dhe që ka lidera që mendojnë se nuk ka punë që bëhet pa paguar. Nëse do të harxhosh aq shuam energji për të baltosur çdo gjë që është bërë sepse kredibiliteti i politikës është shuam i ulët falë edhe kontributit të opozitës dhe fjala hajdut është bërë më e përdorura”.

Kallëzimi në SPAK është bërë ndaj kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj, ish- ministrin e Mjedisit, Lefter Koka, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri, emrat që PD pretendon se fshihen pas, me akuzën si një grup të strukturuar kriminal.  Sipas demokratëve, i gjithë shteti është vënë në dispozicion të këtij pronari, teksa paralajmëroi se në ditët në vijim do të bëjnë denoncimin edhe për inceneratorët e tjerë.

/a.r, OraNews

Vendi Lajme Politikë rama Aktualitet jamarber malltezi lefter koka Inceneratoret akuzat

EMISIONET