“Babi, si ta bëj?”, U rrit pa të atin, hap kanalin për të ndihmuar fëmijët që rriten pa baballarët

“Babi, si ta bëj?”, U rrit pa të atin, hap kanalin

Rob Kenney është  një ndër personat më të ndjekur në Youtube. Ai numëron rreth 3.12 milion subscribers në kanalin e tij.

Mirëpo, deri këtu jemi ok ajo çfarë na bën përshtypje është emri i tij.

Babi, si ta bëj?” quhet kanali, emri i të cilit është frymëzuar nga historia e vetë Rob-it.

Babai i tij e ka braktisur Robin kur ai ka qenë 12-vjeç, ndërsa e ëma e tij ishte e varur nga alkooli.

Ai ka patur një jetë të vështirë dhe gjithmonë i ka punguar figura atërore. Për këtë arsye është frymëzuar nga historia e tij dhe ka dashur të jetë një mbështetje për shumë fëmijë që po rriten pa baba.

“Babi, si ta bëj?” në Youtube ka video nga më të ndryshmet, ku Rob shpjegon gjëra që nga lidhja e kravatës, tek zhbllokimi i tualetit dhe gjithçka të nevojshme që një figurë atërore mund të të mësojë.

“Unë kurrë nuk kam dashur të jem i pasur. Unë kurrë nuk kam dashur të jem domosdoshmërisht i suksesshëm. Qëllimi im në jetë ishte të rrisja të rritur të mirë jo fëmijë të mirë por të rritur të mirë – sepse kisha një fëmijëri të thyer.”- ka treguar youtuber-i gjatë një interviste.

Lifestyle Lajme femije babai kanali youtube i ati

EMISIONET