Çështja “Messi” tashmë ka bërë që e gjithë bota e futbollit të mbajë sytë tek Barcelona.

Në të gjithë mediat botërore diskutohet për një transferim të tij tek Manchester City, ndërkohë që drejtuesit e klubit katalanas dëshirojnë rinovimin e kontratës.

Babai i argjentinasit, Jorge Messi ka bërë të qartë se numri 10 i Barcelonës nuk do të qëndrojë më në katalunjë.

Gjithashtu ai ka komentuar dhe për zërat që e kanë lidhur “pleshtin” me Citizens duke u shprehur se nuk është në dijeni nëse sulmuesi ka kontaktuar me klubin londinez.