Në Britaninë e Madhe është shënuar një aksident i tmerrshëm. Policia ka publikuar videon e momentit kur ka ndodhur aksidenti. Vihet re se një çiklisti përplaset nga një shofer makine, i cili arratiset pas aksidentit dhe e lë atë të vdesë në rrugë.

Çiklisti, Andell Goulbourine, shfaqet nga kamerat e sigurisë teksa fluturon gati 30 metra në ajër si pasojë e përplasjes së fortë. 59- vjeçari, babai i tre fëmijëve u godit makina tip “BMW, M135” në Saltey, Brimingham.

Fatkeqësisht Goulbourine nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra pavarësisht ndihmës së parë që i dhanë kalimtarët e rastit dhe mjekët që mbërritën në kohë rekord në vendngjarje.

Hetuesit kanë identifikuar shkaktarin e aksidentit fatal, 24 – vjeçarin Kashif Khan, dhe ndodhen në terren në kërkim të tij.