Azerbajxhani plagos dy gazetarë francezë gjatë bombardimeve, Macron nis avionin

Azerbajxhani plagos dy gazetarë francezë gjatë bombardimeve,

Dy gazetarë francezë të cilët punojnë për të përditshmen franceze Le Monde janë plagosur gjatë luftës në rajonin e diskutueshëm të Azerbajxhanit në Nago-Karabak.

Presidenti Emmanuel Macron  gjatë një deklaratë të dhënë bëri të ditur se Ministria e Jashtme Franceze është duke punuar për të organizuar riatdhesimin e gazetarëve sa më shpejt.

Një avion mjekësor privat është gati të niset. Ne po bëjmë gjithçka për të stabilizuar të plagosurit në vend para se të lejojmë evakuimin e tyre"- thotë Macron.

Ministria e Jashtme e rajonit të Nagarag-Karabahut tha se dy gazetarët francezë, ishin në gjendje kritike dhe janë operuar nga mjekët vendas dhe më pas do të transportoheshin drejt kryqytetit armen, Jerevan.

Le Monde kishte konfirmuar më herët se një reporter dhe fotograf që punonte për të përditshmen ishin plagosur në një bombardim nga forcat Azerbajxhanase.

Bota Lajme France azerbajxhan gazetare plagosen macron azerbajxhan-armeni

EMISIONET