Avokatja: Në rastin Becchetti fatura shumë më e lartë se 110 mln €, do të paguhen 1.7 mln € avokatët, 8.2 mln € gjyqi, 3% interesi

Avokatja: Në rastin Becchetti fatura shumë më e lartë se 110

Në një  intervistë për gazetaren Matilda Mcini në Ora News, avokatja Ledina Mandia u shpreh Avokatura e Shtetit duhet të konsultohej me qeverinë lidhur me vendimet që ka marrë ndër vite duke filluar nga viti 2014.

Mandia referuar çështjen Becchetti tha se kjo është një humbje shumë e madhe dhe theksoi se është shkelur konventa ndërkombëtare ku Shqipëria është pjesë për investitorët e huaj.

Mandia: Avokatura e Shtetit duhet të konsultohej me qeverinë lidhur me vendimet që ka marrë ndër vite duke filluar nga viti 2014, kur në 2015 Becchetti adreson çështjet e tij në arbitrazh. Qeveria duhet të konsultohej dhe të mbante përgjegjësi që të zbatonte konventat ndërkombëtare në të cilat është palë. Ne jemi palën në konventën e investitorëve të huaj si dhe një marrëveshje bilaterale me investitorët italianë dhe nuk mund të kemi praktika arrogante ndaj tyre. Çdo prishje licence apo kontrate duhet të ishte bërë në konsultim me avokaturën e shteti, gjë të cilën nuk e di nëse është bërë.

Kjo është hera e parë që kemi një humbje kaq të madhe, sepse kemi rekorde pozitive në çështje të tilla duke i fituar me sukses këto çështje kundrejt investitorëve. Edhe në rastin Becchetti fatura gjyqësore për të shkojnë në rreth 8.2 milionë dollarë në shkallë të parë, pra në prill 2019. Po ashtu kemi edhe faturë 1.7 milionë dollarë për anulimin. Kur merr përsipër që të përzësh një investitore duhet të kesh parasysh se çfarë vjen pas kësaj. Në ke kosto shtesë duhet të gjenden mundësi sa më pak shpenzimesh. Përpos këtyre kemi edhe faturat e avokatëve që janë paguar nga republika e vendit tonë në vlerë 4 milionë euro për një çështje të humbur dhe nuk e di se sa tani në kuadër të anulimit. Për mua fatura është shumë herë më e lartë.

Mandia shtoi se Sipas vendimit në rastin e Becchettit vihet me një interes 3% qysh nga viti 2018 dhe pohoi se do të ketë një shumatore që do të paguhet nga qytetarët shqiptarë.

Mandia: Vendimet që do të dalin do të kenë një shumatore që do të paguhen nga taksat e qytetarëve shqiptarë. Nuk është bërë transparencë që ne t'i dimë këto shuma. Sipas vendimit në rastin e Becchettit vihet me një interes 3% qysh nga viti 2018. Këto interesa kanë vazhduar që të akumulohen si një principal i procesit gjyqësor. Sa më shumë që të vonohet pagesa e këtyre faturave, aq më shumë rëndohet barra. Qeveria në këtë rast duhet të jetë shumë e kujdesshme.

Vendi Lajme Aktualitet Becchetti fatura pagesa Intervista në Ora News ledina mandia

EMISIONET