Avokatja Adriana Kalaja në Why Not, shpjegon në mënyrën më të mirë kauzën kundër “vrasjes së katër putroshave”

Avokatja Adriana Kalaja në Why Not, shpjegon në mënyrën

Keqtrajtimi dhe vrasja e kafshëve ka nxjerrë në protestë qytetarë dhe anëtarë të shoqërisë civile para bashkisë së Tiranës që prej datës 2 prill.

Organizatorët e protestës kanë dërguar dhe një padi në SPAK, pasi bashkia nuk i përgjigjet kërkesave të tyre.

Në tetë vitet e fundit sipas statistikave janë vrarë rreth 15 mijë qen.

E ftuar në studion e "Why Not" avokatja Adriana Kalaja ka shpjeguar në mënyrën më të mirë kauzën kundër "vrasjes së katër putroshave."

Sipas Saj, nuk e vendosim ne se kush duhet të jetojë dhe kush jo, por është një ligj i nënës natyrë.

"Faleminderit për mbështetjen personale dhe të televizionit tuaj në këtë kauzë që jo vetëm e kemi shumë për zemër, por që është shumë e rëndësishme edhe për mënyrën se si mund të bashkëjetojmë të gjithë  në një komunitet të përbashkët.

Nuk e zgjedhim ne; duhet të jetosh ti dhe ky tjetri nuk duhet të jetojë. Kjo është një marrëveshje që e vendos nëna natyrë, ne thjesht duhet ta respektojmë."

EMISIONET