Avokati nxjerr prova të reja: Ylli Ndroqi s’i fshihet drejtësisë. Nuk ka asnjë arrestim në Itali

Avokati nxjerr prova të reja: Ylli Ndroqi s’i fshihet

Gjykata e Posaçme e Apelit kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mori sot në shqyrtim ankimimin e presidentit të “Yldon Media Group” Ylli Ndroqi kundër sekuestros së pasurive. Ankimimi u shoqërua edhe me 6 fashikuj me dokumente që avokati mbrojtës Alban Qafa i vuri në dispozicion të trupit gjykues.

Në fashikuj ka dhe dokumente prova të  reja të cilat vërtetojnë se zoti Ylli Ndroqi nuk është arrestuar asnjëherë në Itali dhe se pasuria e vënë ndër vite është pasuri 100% me të ardhura të ligjshme.

Alban Qafa: “Pretendohet se është arrestuar në shkurt të 2015 që është dhe si për barsoletë, vendimi i masës së arrestit është lëshuar në Milano në 2006, është shfuqizuar në vitin 2010. Me një vendim të shfuqizuar në 2010 se si mund të arrestohet një person në 2015, vetëm ata që e kanë shkruar mund ta dinë. Me vendim të shfuqizuar nuk mund të mbahet askush në burg. Zoti Ndroqi në periudhën shkurt ka qenë në Mynih, në mars ka qenë në Moskë dhe në korrik ka qenë në SHBA. Nuk ka asnjë arrestim, sepse nuk arreston shteti italian me një vendim të shfuqizuar në 2010.

Nuk ka asnjë dokument nga Italia ku thotë se zoti Ndroqi ka qenë i arrestuar. Ka vetëm një shkresë të Interpol Tirana që thotë ka qenë i arrestuar në Itali, por jo Italia. Fashikulli i prokurorëve në italisht është i përkthyer. Ka vetëm shkresën e Interpol Tirana që pretendon së është arrestuar. Minstria e Italisë nuk thotë që është arrestuar ndonjëherë zoti Ndroqi. Nuk di që në Itali të jetë arrestuar dikush me vendim të shfuqizuar 5 vjet më pas. Mbase në kohën e Enverit por nga 1991 e këtej nuk dimë të ketë ndodhur.

Zoti Ndroqi nuk po i fshihet drejtësisë por po përballet me një mal me prova që vërtetojnë se pasuria e tij është e ligjshme, nënvizoi avokati.

Alban Qafa: "Zoti Ndroqi nuk i fshihet drejtësisë, zoti Ndroqi nuk është i pandehur. Po hetohet në bazë të disa indicieve. Zoti Ndroqi është duke u përballur me organet e drejtësisë, me prokurorinë, me gjykatën, nëpërmjet avokatëve të tij. Ka dokumentacionin. Kemi një thes, një mal me prova, të cilat janë faturat e shoqërisë ‘Yldon’, pasi prokuroria pretendon se në periudhën 2003-2006, ku në vitin 2003 ka pak të ardhura, ndërsa në vitet 2004, 2005, 2006, thotë që ke më tepër të ardhura, kanë qenë nga aktivitetet tregtare nëpër pikat e furnizimit, siç kanë qenë supermarketet, lokale, me pijet energjike dhe artikuj të tjerë që shiteshin. Kjo bëhej me libër shitjeje. Nëse bëhej shitja, firmos faturën, merr lekët dhe i çon në bankë. Kemi mbi 10 fashikuj që janë me libër shitje për kompaninë ‘Yldon’ në vitet për periudhën 2003-2006."

Gjithashtu ne fashikujt e prokurorisë nuk ka asnjë provë që vërteton se rrezikohet që televizioni ‘Ora News’, dhe ‘RTV ORA’ po tjetërsohen

"Inskenohet qëllimisht sikur kjo periudhë ka qenë me pak të ardhura sepse pretendohet se është blerë televizioni ‘Ora News‘ në vitin 2007. Kontrata është nënshkruar në vitin 2007 dhe lëvrimi i lekëve është bërë më pas nga Raiffaisen Bank. Quhet kur është përmbushur kushti i kontratës, i pagesës, kontrata e përfunduar. Në momentin që Raiffaisen Bank ka kaluar paratë në 100% të vlerës së televizionit, është ndërruar pronësia e televizionit nga miratimi i AMA. Ajo që është më absurde për sekuestrimin e dy televizioneve, televizionet nuk shiten te noteri, televizionin e miraton AMA.

Nuk ka një shkresë në fashikullën e organit të akuzës që të thotë, zotëri i nderuar i prokurorisë, ka rrezik që televizioni ‘Ora News’, dhe ‘RTV ORA’ po tjetërsohen sepse zoti Ylli Ndroqi ka depozituar një kërkesë për shitjen e këtyre televizioneve. Televizionet sekuestrohen edhe kur janë në ndikimin e grupit të bandave të armatosura dhe të grupeve të strukturuara kriminale. Nëse ka ndonjë grup kriminal që po ndikon te televizioni, duhet identifikuar grupi. Nuk ka grup në fashikullin e prokurorit."

Gjykata  u shpreh se do të njihej me provat dhe nesër do të dalë me vendim në orën 09:30.

Uncategorized

EMISIONET