Avokati i Popullit bombardon me raporte parlamentin e institucionet, SPAK e drejtësia heshtin

Avokati i Popullit bombardon me raporte parlamentin e institucionet, SPAK e

E ftuar dje në "Tempora" në RTV Ora, Avokatja e Popullit Erinda Ballanca foli edhe rreth çështjes së prishjes së Teatrit Kombëtar.

Ajo foli për dy raporte që institucioni që ajo drejton po përgatit lidhur me ngjarjet e mëngjesit të 17 majit.

Ballanca: Jemi duke përgatitur dy raporte për çështjen e teatrit. Një që flet për aspektet administrative dhe me vendimarrjen. Nuk ka dalë ende sepse është në fazën përfundimtare. Dhe një raport për veprimet dhe mosveprimet e policisë, qoftë policisë bashkiake qoftë policisë së shtetit gjatë kësaj ngjarjeje.

Raporti i dytë ka dalë dhe kemi identifikuar një sërë problematikash që ne i gjykojmë shumë të rënda. Qoftë shkelje të të drejtave të njeriut, qoftë të kushteve, të parashikimeve ligjore, të garantimit të së drejtës së informimit.

Vendi Lajme Politikë teatri avokati i popullit Aktualitet erinda ballanca

EMISIONET