Seanca gjyqësore për grabitësit e Rinasit është shtyrë sërish ditën e sotme, por kësaj here kanë qenë avokatët ata që kanë refuzuar pjesëmarrjen.

Për dy vite me radhë kjo çështje gjyqësore ka kaluar në një kalvar të gjatë, duke u shtyrë disa herë edhe pse është një ndër proceset më të rëndësishme të Gjykatës së Posaçme të Apelit.

Avokatët Dash dhe Ernest Kupa kanë refuzuar të mbrojnë të akuzuarit e grabitjes së Rinasit të datës 9 shkurt të 2017. Të dy avokatët janë gjobitur me 50 mijë lekë të reja dhe 100 mijë lekë të reja. Procesi gjyqësor ka ngecur në konkluzionet përfundimtar, dhe më pas pritet vendimi i Apelit të së Posaçmes.

Shkalla e Parë e ish-Gjykatës për Krime të Rënda i ka dënuar të pandehurit me 107 vite në total. Dash Kupa 27 vite burg, Ernest Kupa 26 vite burg, Neim Avdylaj 26 vite burg, Fatjon Xhyliu 21 vite burg, Dritan Sinani 20 vite burg dhe Aleksandër Murataj 19 vite burg. Dy bashkëpunëtorët e drejtësisë, Ditjon Memlika dhe Admir Çerpja janë dënuar me nga 8 vite e 6 muaj burg. Përveç grabitjes jashtë pistës në aeroportin e Rinasit, ata gjithashtu akuzohen të jenë autorë të dy grabitjeve të tjera të dy bankave në vitin 2015.

Ata akuzohen për veprat penale “Vjedhja e bankave” më shumë se njëherë, “Prodhim i mbajtjes pa leje të armëve luftarake” në formën e grupit të strukturuar, “Krijimit dhe pjesëmarrjes në grup të struktuaruar kriminal”.

Më herët Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zhvilluar përballjen e bashkëpunëtorit të drejtësisë Alkond Bengasit me tre të pandehurit e tjerë vëllezërit Klement dhe Eldi Çala dhe Oltion Veselin. Të pandehurit akuzohen për grabitjen e 9 prillit në Rinas ku mbeti i vrarë Admir Murataj.