Automjeti përplas keqazi 70-vjeçarin në Tiranë, e lë shtrirë në asfalt

Automjeti përplas keqazi 70-vjeçarin në Tiranë, e lë

Një aksident tjetër ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë.

Një automjet ka përplasur një këmbësor të moshës 70-vjeçar.

Ky i fundit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

"Me datë 27.09.2020, rreth orës 11:05, tek "21 Dhjetori" mjeti me drejtues E.C., ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.M., rreth 70 vjeç, i cili u dërgua në spital, nën kujdesin e mjekëve." - njofton policia.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Vendi Lajme Kronike tirane perplas automjeti asfalt

EMISIONET