Ronaldo Sharka, autori dhe moderatori i “Ora Verore”, ka realizuar një intervistë me këngëtaren Aurela Gaçe teksa kjo e fundit ka qenë duke xhiruar klipin e këngës “Lento Lento” në Vlorë.

Ndër të tjera, Sharka e ka pyetur Aurelën lidhur me ndonjë histori qesharake apo jo që i ka ndodhur përgjatë pushimeve.

Aurela Gaçe: Njëherë kam qenë me pushime në Ksamil me familjen. Shumë kohë më parë, 20. Ishim në një ishull dhe zbulova që ishte dhe një ishull tjetër, mu duk afër. U futa në ujë me not dhe shkova deri në gjysëm, e shikoja ishullin tjetër po kisha ecur shumë, të vazhdoja më dukej larg, të kthehesha më dukej sërish larg… thash hajt po e çoj deri në fund! Kam shkuar deri në fund si ato peshqit e lodhur, kam ndejtur ja dy orë në ujë dhe ndërkohë mami dhe babi ishin alarmuar pasi unë nuk dukesha më në ujë, ata kërkonin nëpër kodrina, kodra, shikonin kudo dhe për pak desh kanë thërritur policinë, pastaj banorët aty më kthyen me skaf, dhe babi që më shikonte dhe thoshte që s’je mirë nga trutë”- u shpreh Aurela e duke qeshur teksa tregonte historinë për “Ora Verore”.

Për më tepër ndiqni videon e plotë!