Moderatorja e dashur për publikun Aulona Musta, në një intervistë për “Glamour Zone” në RTV Ora, nuk i kurseu emrat e disa personazheve që gjatë karrierës së saj i kanë pëlqyer dhe të tjerë që e kanë zhgënjyer. Një ndër to duket se është edhe këngëtarja Samanta Karavella.

Ester Bylyku: Cili artist në kuptimin e plotë të fjalës ta ka sjell në majë të hundës? Pra e ke ftuar disa herë dhe në fund hoqe dorë sepse nuk e duroje dot më.

Aulona Musta: Më ka ndodhur me Samanta Karavellën, me të cilën kam patur një marrëdhënie shumë të mirë dhe e ftoja disa herë në emision por më refuzonte me stil, njëherë thoshte ‘nuk kam mundësi’, pastaj ‘nuk është momenti’. Ndërkohë që nga ana tjetër flisnim normalisht ‘shpirti, zemra’. Dhe kur ke një marrëdhënie pozitive, që ti e njeh tjetrin, zhgënjehesh.