Moderatorja e mirënjohur Aulona Musta, ka qenë e ftuar së fundmi në emisionin ‘Glamour Zone’ në TV ORA, ku rrëfeu shumë nga jeta e saj profesionale dhe personale.


Ajo madje tregoi për moderatoren Ester Bylyku, një moment kur u emocionua shumë teksa intervistonte Ardit Gjebrean dhe filloi te qante.


Ester Bylyku: Cilin personazh televiziv ke ëndërr të intervistosh?

Aulona Musta: Adi Krastën, por duhet marr parasysh që ai nuk para del shumë ne intervista. Dikur, kur punoja në gazetë kam patur ëndërr të intervistoja Ardit Gjebrean, dhe këtë e realizova. Kur shkova për të intervistuar Arditin, u emocionova aq shumë sa fillova të qaja, Arditi u tregua shumë i mirë dhe më qetesoi.