Atl. Madrid ruan kryesimin edhe pse ndalet nga Betis

Atl. Madrid ruan kryesimin edhe pse ndalet nga Betis

Atletico Madrid bën një tjetër hap fals në rrugën drejt titullin kampion. Skuadra e Simeones u largua me vetëm një pikë nga " Villamarin " ndaj Real Betis, me përballjen që përfundoj me barazim 1 me 1 .

Një rezultat i tillë e kalon Atleticon të vetëm në krye të renditjes , por vetëm me një pikë larg Real Madridit dhe 2 Barcelonës. Nuk është një periudhë shumë e mirë për kryesuesit e La Ligas të cilët në 4 ndeshjet e fundit kanë marrë vetëm një fitore . Ishte Carrasto në minutën e 5 që i dha avantazhin miqve, ndërsa menjëherë Real Betis barazoi rezultatin me Cristian Tello në minutën e 20, barazpeshë që zgjati deri në fund të 90 minutave, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të Atleticos për të ndyshuar gjërat.

Tani Atletico do të ketë disa ndeshje të lehta në letër derisa do të përplaset me Barcelonen 4 javë nga fundi i kampionatit e cila do të vendosë fatin e titullit.

EMISIONET