Vrasja e Tauland Gjikajt/ Gjykata mbyll në burg njërin nga autorët, dy të tjerë ende në kërkim

Vrasja e Tauland Gjikajt/ Gjykata mbyll në  burg njërin nga

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hansi Jonuzin, (ne foto) njërin nga person e arrestuar tre ditë më parë për vrasjen e Tauland Gjikajt, i njohur dhe me mbiemrin Manaj.

Nën masa të rrepta sigurie ai u paraqit sot para gjykatës së Vlorës e cila vendosi ta mbajë ne qeli deri me akuzën e "Vrasjes me paramendim" e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

Jonuzi sipas dosjes hetimor ishte personi që drejtonte makinën që u përdor për vrasjen e 31 vjeçarit Beqiraj që më herët ka mbajtur mbiemrin Manaj, por në xhep iu gjet një dokumement identifikimi me emrin Tauland Gjikaj.

Gjatë seancës gjyqësore Jonuzaj, mohoi të ishte ai autori i krimit, por kjo alibi nuk e ndihmoi pasi prokurori Kledian Llaho arriti të bindë me prova, gjyqtarin për të dhënë ndaj tij masën e sigurisë arrest me burg.

U kap ne makinën e gruas

44 vjeçari u kap nga policia disa minuta pas krimit në makinën e bashkëshortes së tij ku u gjet edhe automatiku që u përdor për vrasjen.

Mbi bazë të pamjeve në kërkim janë shpallur Elton Hajnaj i cili sipas uniformave blu ka patur rolin e ekzekutorit si dhe Skedjan Grabanin, personi i parë që afrohet dhe bën fjalë me viktimën, sic treguan edhe pamjet e një kamera sigurie që filmuan ekzekutimin.

Hetuesit dyshojnë se vrasja mund të ketë ndodhur për shkak të borxhit dhe prishjes së pazareve të drogës në një vend të Bashkimit Europian.

Burimet thonë se tre autorët dhe Taulant Beqiraj kishin pasur disa debate të forta para se 31 vjecari të ekzekutohej në trotuarin përballë gjykatës së Apelit që dy vite më parë e kishte nxjerrë nga qelia.

Vendimi është marrë sot nga gjyqtari i gatshëm Albert Spiro.

Vrasja
Mesditën e 3 marsit 2021, viktima i njohur dhe si Tauland Beqiraj ishte duke ecur në këmbë në rrugën "Transballkanike" pranë Gjykatës së Apelit ku ndalohet nga dy persona që i afrohen.

Ata duket se flasin për pak sekonda duke lënë të kuptohen se edhe mund të njihen dhe më pas njëri prej dy autorëve e ka qëlluar me breshëri kallashnikovi duke e lënë të shtrirë në tokë 31-vjeçarin.

Ai humbi jetën në spital pak minuta më vonë. Për këtë ngjarje vijojnë të jenë ende në kërkim, dy autorët e tjerë të krimit Skerdjan Gabrani e Elton Hajnaj.

Vendi Lajme Lajmi i fundit vlore Aktualitet

EMISIONET