Zbulohen detaje të reja nga ngjarja e ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës ku një person ka denoncuar në polici se është qëlluar me armë zjarri nga një makinë në lëvizje.

Burimet nga blutë e Vlorës shprehen se 27-vjeçari Marjo Ferraj është sulmuar sapo ka dalë nga shtëpia në momentin që do hipte në automjetin e tij.

Kanë qënë dy persona që e prisnin tek dera të dilte dhe më pas e kanë goditur. Objektivi i ka shpëtuar sulmit duke u larguar me shpejtësi.

Gjithashtu gëzhojat e gjendura në automjetin e llojit Polo që posedonet 27-vjeçari ishin të një pistolete.

Shtëpia e tij është e pajisur me kamera sigurie të cilat janë sekuestruar dhe po mbikqyren për tu gjendur autorët e mundshëm.

Policia e Vlorës bën me dije se 27-vjeçari që i shpëtoi sulmit quhet Marjo Ferraj banues në lagje Partizani.

Blutë e Vlorës po ashtu pohojnë se në vitin 2017 atij i është bërë një tjetër “atentat” duke ju djegur qëllimisht një automjet i llojit Benz.

Makina e djegur në vitin 2017