Atentati në Lezhë, rezulton i vjedhur automjeti i përdorur nga autorët

Atentati në Lezhë, rezulton i vjedhur automjeti  i përdorur nga

Detaje të reja kanë dalë nga plagosja e Aleksandër Dedës në Lezhë, të martën  datë 1 dhjetor.

Automjeti tip “Audi” i cili u përdor nga autorët për ekzekutimin e Aleksandër Dedës në Lezhë, rezulton të jetë i vjedhur në Lushnjë thotë policia

Po ashtu edhe targat e mjetit janë denoncuar si të vjedhura në Lezhë. Gjatë kontrollit në mjetin që u gjet i djegur në fshatin Pllanë është sekuestruar një armë automatik Mod. 56, d i cili është dërguar në laborator shkencor për t'u analizuar.

Gjithashtu janë sekuestruar edhe disa kamera sigurie të bizneseve përgjatë superstradës për të parë nëse është fiksuar ngjarja dhe lëvizjet e mundshme.

Vendi Lajme Aktualitet atentati lezhe makina e vjedhur

EMISIONET