Atentati ndaj Shkëlzen Kastratit: Autorët fshinë numrin e serisë së automatikut

Atentati ndaj Shkëlzen Kastratit: Autorët fshinë numrin e

Policia shqiptare ende nuk ka asnjë të dyshuar për atentatin ku mbeti i vrarë Shkëlzen Kastrati në Fier.

Ndërkohë që çdo ditë zbulohen detaje të reja që flasin për një krim profesionist të organizuar më detaje.

Autorët e ekzekutimit të 42 vjeçarit Shkëlzen Kastrati, janë kujdesur për ti fshirë automatikut me silenciator numrin e armës.

Kjo do të ndihmonte për të identifikuar përdorimin e saj në ndonjë krim tjetër apo edhe origjinën e mjetit të përdorur për realizimin e krimit.

Sipas hetuesve, autorët e kishin fshirë këtë numër serial, para ekzekutimit të Kastratit. Më pas e kanë lënë në automjetin tip "Range Rover", i cili u dogj disa minuta pas vrasjes.

Analizës së thelluar nga ekspertët kriminalistë i është nënshtruar dhe automjeti tip "Audi" që u gjet në Kamëz.

Besohet që është përdorur nga autorët pas djegies së makinës së parë "Range Rover" të përdorur në ngjarje.

Burimet theksojnë se në mjetin tip "Audi" që u sekuestrua të enjten në zonën e Kamzës, janë gjetur materiale që janë dërguar për ekspertizë.
Në mjet janë gjetur disa fije floku ku dyshohet se i përkasin autorëve të vrasjes të 42vjeçarit, ose bashkëpunëtorëve të tyre.

Grupi i ekspertëve ka evidentuar dhe faktin se mjeti "Range Rover" është futur në Shqipëri në mënyrë ilegale përpara se të shpallej i vjedhur në shtetin grek.

Të enjten Policia e Shtetit zhvilloi një operacion në Tiranë, Durrës Fier e Vlorë, ku u kontrolluan disa banesa.

Në total u shoqëruar 8 persona të cilët u morën në pyetje pasi dyshohet se mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

Mes tyre ishte edhe qytetari nga Kamza, pronar i mjetit "Audi" i cili deklaroi se këtë makinë e kishte shitur pa kontratë noteriale tek një person tjetër. Ky i fundit është në kërkim nga autoritetet policore.

Vendi Lajme fier Kronike atentat ne fier shkelzen kastrati

EMISIONET