Në lidhje me atentatin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Pogradec ka reaguar dhe ish-deputeti i PD-së Klevis Balliu.

Ai thotë se këto ngjarje nuk prekin vetëm bizneset, por edhe turizmin në zonë pasi qytetarët janë të terrorizuar.

Balliu akuzon kryeministrin Rama po ndihmon bandat të cilat terrorizojnë qytetin.

Balliu: Biznesi është i terrorizuar. Veprimtaria e bandave me ndihmë e Edi Ramës po terrorizon biznesin dhe pushuesit. Edi Rama po e kthen Pogradecin nga qyteti i Lasgushit në qytetin e kamorrave. Ngjarje të tilla e bëjnë edhe me të egër edhe më të rëndë situatën ekonomike e cila është rënduar nga pandemia. Nuk është kërcënuar vetëm biznesmeni por i gjithë turizmi. Sot ne nuk kemi siguri as në Pogradec e as kudo në Shqipëri. Iu bëj thirrje gjithë Shqiptarëve dhe pogradecarëve që ta lexojnë mirë këtë situatë, se çfarë po bën Edi Rama dhe si po kërcënohet jeta e tyre. I bëj thirrje policisë së shtetit të marrë masat dhe të arrestojë autorët e krimit barbar, të mos rrijë në studiot e gazetarëve por të kapë kriminelët.