Biznesmeni dhe ndërtuesi Niko Goro është ekzekutuar mëngjesin e sotëm në një atentat në Himarë.

Ishte ora 08:55, e 17 tetorit 2020, kur në vendin e quajtur rrethrrotullimi që të çon në lagjen Spille, Himarë, 51 vjeçari është ekzektuar pranë supermarketit të së motrës së tij.

Nga të shtënat ka mbetur e plagosur në këmbë motra e tij, 57 vjeçarja, Eftiqi Qesku

Si ndodhi vrasja- Nga informacionet e para nga vendngjarja mësohet se autori, Kliti Leka ka thirrur biznesmenin të dalë nga supermarketi për të dalë jashtë dhe diskutuar për diçka.

Mes viktimës dhe autorit fillimisht ka pasur një debat verbal por më pas mendohet se autori i është drejtuar makinës Volkswage nga ku ka marrë automatikun dhe ka qëlluar drejt 51 vjeçarit.

Psa krimit autori është larguar me makinë.

(Në foto: Vendi ku ndodhi vrasja, Niko Goro viktima ne te djathte lart dhe autori, Kliti Leka, ne te djathtë poshte)


Arrestimi tek “Livadhet” – Një orë më pas policia arrestoi të dyshuarin si autor Kliti Leka.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe ndjekjes së pandërprerë të autorit, u bë e mundur që në vendin e quajtur “Livadhet”, të kapjen dhe prangosej autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Kliti Leka , 53 vjeç, banues në Tiranë” informoi policia në orën 10.17 minuta.

Policia sekuestroi armën e dyshuar të krimit, armë zjarri kallashnikov, një pistoletë dhe automjetin me të cilin u largua autori.

Biznesmeni kushëri i kryetarit të Bashkisë së Himarës – Niko Goro është kushëriri i kryetarit të Bashkisë së Himarës. Goro është pronar i një hoteli dhe bar restoranti në Himarë, si dhe sipërmarrës i njohur.

(Ne foto: Autori, Kliti Leka ne momentin e arrestimit)

Plagoset e motra- Nga të dhënat e para mendohet se motra e biznesmenit ka qenë tek dera e supermarketit kur ka marrë një plumb nga 6 që ka goditur autori drejt biznesmenit. Ajo është plagosur në këmbë dhe është nisur për kujdes shëndetësor në spital.

Në foto: Makina e autorit të krimit

Motivi? – Dyshohet se konflikti ka nisur për çështje pronësie. Sipas burimeve autori i krimit është shprehur se konflikti kishte ndodhur për shkak të një toke, pronësi e tij të cilën biznesmeni e kishte marrë për pallat por nuk e kishte paguar.