Tiranë: "Astiri" pa çerdhe, kopshte e shkolla. Banorët detyrohen t'i çojnë në privat

Tiranë: "Astiri" pa çerdhe, kopshte e shkolla.

Një ndër lagjet më të populluar të kryeqytetit e njohur si Astiri po përballet me mungesën e kopshteve dhe çerdheve publike. Banorët ankohen për këtë situatë ndërsa i bëjnë thirrje Veliajt të kthejë sytë dhe nga to.

Shërbimet që u ofron Tirana fëmijëve shqiptarë përmes institucioneve publike janë shumë herë më të pakta sesa nevojat reale dhe kërkesat.

Janë vetë fëmijët që deklarojnë se detyrohet të shkojnë në shkolla larg banesave të tyre kjo për shkak se në shkollë nuk ka.

“Shkollën e bëj afër Kamzës.”

“E bëj shkollën në Laprakë. Këtu nuk ka shkollë.”

“I çoj në Vasil Shanto.”

Madje banorët e zonës shprehen se kopshte ka por vetëm private dhe jo të gjithë i kanë mundësitë .

“Këtu nuk ka shkollë dhe as çerdhe, i çojmë në privat.”

Shpesh herë kryebashkiaku Veliaj ka premtuar se do ti kushtojnë një rëndësi të veçantë kopshteve e çerdheve por fakti është se kjo lagje po përballet me mungesën e shkollave apo kopshteve publike.

Vendi Lajme shkolla Sociale astiri cerdhe kopshte me pagese

EMISIONET