Asnjë vdekje nga Covid në Maqedoninë e Veriut, Ministri: Vaksina nuk do të jetë e detyrueshme

Asnjë vdekje nga Covid në Maqedoninë e Veriut, Ministri: Vaksina

Kjo e enjte nuk regjistroi asnjë viktimë me koronavirus në Maqedoninë e Veriut.Sakaq për 24 orët e fundit u raportuan 166 raste të reja në  1,756 teste të kryera dhe 224  pacientë të shëruar.

Numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid 19 që prej fillimit të pandemisë ka shkuar në  14.762 persona, numri i pacientëve të kuruar është 11.965, numri i vdekjeve 606, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 2.191. 

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe theksoi se kur vaksina për Covid-19 do të jetë në dispozicion për Maqedoninë e Veriut, ajo nuk do të jetë e detyrueshme. Por vuri në dukje se ai dhe familja e tij do të vaksinohen. 

"Vaksina po zhvillohet në një platformë të sigurt. Tani është në fazën e tretë të testimit, është treguar që jep antitrupa, por duhet të presim për të parë se sa zgjasin ata për të ditur nëse do të duhen një ose dy doza" tha ai.

Rajoni Lajme Maqedoni e veriut koronavirusi ne maqedonine e veriut

EMISIONET