Real Madrid e nis me barazim sezonin e ri futbollistik 2020-2021.

Kampionët e Spanjës nuk shkuan dot më shumë se një barazim pa gola në transfertën e Real Sociedad, raporton Ora News.

Pavarësisht përpjekjeve nga të dyja ekipet, rrjetat mbetën të paprekura deri në bilbilin e fundit të arbitrit.

Sot në La Liga u luajtën edhe 3 sfida të tjera:

Huesca 0-2 Cadiz

Betis 2-0 Valladolid

Granada 2-1 Alaves.

Barcelona, për shkak të pjesëmarrjes deri në çerekfinalet e Champions League rikthehet në fushë më 27 shtator përballë Villarreal. /A.R, Ora News