"As në Rusi nuk ka ndodhur", Mediu: Ndryshimi i njëanshëm i kushtetutës, turp dhe banal

"As në Rusi nuk ka ndodhur", Mediu: Ndryshimi i

Opozita ende nuk e ka një formulë se si do të garojë në zgjedhjet e 25 prillit nëqoftëse, Partia socialiste do t'i qëndrojë deri në fund rrugës për heqjen e kolicioneve. Por për Kryetarin e Partisë Republikane, Fatmir Mediu,  krah mekanizmave  për maksimalizimin e votës, opozita duhet të dalë me një program të përbashkët që rikthen shpresën tek qytertarët.  Ai akuzoi kryemisnitrin se po bën gjithcka të shkatërroi procesin zgjedhor.

Ndryshimet e njënashme kushtetuese, për listat dhe koalicionet parazgjedhore, kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, i cilëson të turpshme dhe injorante, të cilat tha ai nuk kanë ndodhur as në Rusi.

Por përballë vendimit të Partisë Socialiste për t'i pamundësuar opozitës garimin në koalicion, ai i kërkoi Partisë Demokratike si forcë që udhëheq opozitën të dalë nga debatet teknike dhe të angazhohet në një debat të gjerë me qytetarët për t'i garantuar ata se do ketë ndryshim, e jo thjesht rrotacion politik.

Mediu: Duke dalë jashtë kuadrit të diskutimeve teknike, pra me qytetarët për të krijuar një bindje dhe një besim që jo vetëm kjo qeverisje është e keqe por gjërat mund të ndryshojnë edhe për mirë, dhe me faktorin ndërkombëtar për të ndërtuar partneritet për atë çka do të vijë nesër por sidomos për të frenuar këtë rrëshkitje tërësisht dhe qorrollepsje jashtë çdo lloj interesi të qytetarëve shqiptarë.

Opozita ende nuk e ka një formulë konkrete se si do të paraqitet para qytetarëve, nëqoftëse hiqen koalicionet, por për Mediun, më e rëndësishme se kjo është një platformë e qartë bashkëpunimi ku vlerësohen konkretisht kontributet dhe ku shmangen pazaret.

Mediu: Duke vlerësuar kontributet dhe peshën e gjithësecilit subjekt politik apo individë të vlefshëm që i jep vlerë shtesë kësaj marrëdhënie politike në shërbim të interesave të këtij vendi.

Për kryetarin e republikanëve, e djathta duhet te kapitalizojë të gjithë historikun e saj pozitv.

Mediu: E djathta shqiptare ka një histori politike në këto 30 vjet shumë herë më të suksesshme se a majta, në hapjen e Shqipërisë drejt proceseve demokratike, në afrimin me komunitetin ndërkombëtar, me anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, liberalizimin e vizave.

Mediu tha se duhet të vendoset një dialog me ndërkombëtarët për rrezikun që i kanoset demorkacisë, pasi siç tha ai, Rama nuk do te heqë dorë nga shkatërrimi i procesit zgjedhor.

Këtë sipas tij, kryemisnitri e ka nisur me manipulim të listave zgjedhore, përdorimin e aseteve shtetërore, tentativën për të blerë fakorët opozitar dhe bashkëpunimin me krimin.

Vendi Lajme fatmir mediu Politikë rusi listat e hapura opozita e bashkuar Aktualitet ndryshimi i kushtetutes banal

EMISIONET