Teksa në SHBA votohet për zgjedhjet presidenciale, artistët nuk kanë ngurruar të shprehen publikisht për dy kandidatët. Së fundmi ishte këngëtarja Lady Gaga e cila në një tubim në shtetin e Pensilvanisë tha se demokrati Joe Biden është ‘zgjedhja e duhur’.

Duke qenë shpesh herë si pikë referimi për shoqërinë, artistët kanë shkruar edhe në rrjetet e tyre sociale, ku një pjesë kanë mbështetur Biden dhe të tjerë Trump.

Disa prej emrave të njohur në të gjithë Amerikën pro modelit Biden janë: Adele, Cher, Demi Lovato, Ellie Goulding, John Legend, Marc Anthoni, Miley Cyrus, Taylor Sëift, Shakira etj.

Ndërsa publikisht në mbështetje të kandidatit Donald Trump është shfaqur reperi Lil Wayne. Artisti fitues i “Grammy”, deklaroi se Trump është zotuar për reformën në drejtësinë penale dhe për të investuar në komunitetet e njerëzve me ngjyrë dhe bizneset.

Ndërsa 50 Cent shkroi “Voto për Trump” në një postim në Instagram në të cilin ai kundërshtoi rritjen e planifikuar të taksave të Joe Biden. Te tjerë personalitete pro Trump janë edhe ish ylli I NFL Brett Favre, Kirstie Alley, Stephen Baldëin etj.