Artistët në KLSH, kërkojnë auditim për tenderin e Teatrit

Artistët në KLSH, kërkojnë auditim për tenderin e

Përfaqësues nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kanë depozituar të martën një kërkesë për të hetuar në lidhje me procesin e tenderimit të projektit të Teatrit Kombëtar. Aleanca për mbrojtjen e teatrit nuk kurseu as akuzat për komisionin e prokurimit publik si të përfshirë në çështjen e Teatrit.

Pas shpalljes së fituesit të tenderit për studimin e projektit të Teatrit kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e teatrit i është drejtuar Kontrollit të Lartë të Shtetit.

Përfaqësues të saj kanë kërkuar prej këtij institucioni të bëj një auditim të të gjithë procedurës së tenderit, pasi konsideron çdo hap në të korruptiv dhe se Bashkia e Tiranës nuk ka bërë publik asnjë informacion.

AMT gjithashtu kërkoi që të hetohet edhe Komisioni i Prokurimit Publik, që sipas tyre ka pasur një bashkëpunim me kryebashkiakun e Tiranës për çështjen e Teatrit.

Rreth një javë më parë, SPAK nisi hetimet për për shembjen e Teatrit Kombëtar, për të cilën ka marrë në pyetje përfaqësues nga Aleanca për mbrojtjen e Teatrit, ndërsa pritet të pyeten edhe zyrtarë të Bashkisë së Tiranës.

Por pavarësisht hetimeve, Bashkia e Tiranës ka vijuar procedurën duke shpallur fituesin për studimin projektit.

Vendi Lajme klsh Aktualitet tenderi per teatrin kombetar auditim AMT

EMISIONET