Zyrtari e OBSH-së: Masat e kontrollit të epidemisë të Kinës, reference e vlefshme për vendet e tjera

Zyrtari e OBSH-së: Masat e kontrollit të epidemisë të

Një zyrtar i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSh) thotë se masat e Kinës kundër COVID-19 japin një shembull të mirë për vendet e tjera me kushte të ngjashme në luftën e tyre kundër pandemisë.

Përfaqësuesi i OBSh-së në Kinë Gauden Galea i bëri këto komente në një konferencë shtypi mbi COVID-19 të martën në Pekin.

Galea tha se vendet e tjera mund të mësojnë nga përvojat e suksesshme të Kinës:

"Në Kinë ka shumë shembuj të mirë. P. sh., në një pjesë të provincave ku nuk ka gjendje epidemike ose numri i të infektuarve është shumë i ulët, përsëri merren masa të forta mbrojtëse. Mund të shikojmë se në këto provinca numri i rasteve ka vazhduar të jetë i vogël dhe është ulur shumë. Ky është një shembull i përkryer i përgatitjes nëpërmjet masave të parandalimit. Vendet e tjera mund të mësojnë nga këto përvoja."

Galea bëri thirrje edhe për bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkimet për vaksina dhe ilaçe efektive.

"Mbarë bota po përpiqet të gjejë vaksina dhe ilaçe. Ky është fokusi i qeverive, qarqeve akademike, institucioneve kërkimore etj. Vendet e ndryshme kanë treguar unitet në procesin e përballimit, e po ashtu edhe në procesin e studimit të ilaçeve dhe të krijimit të vaksinave kërkohet unitet. Vetëm me frymën e bashkëpunimit, ne mund të mbledhim shkencëtarë të shquar që të gjejnë vaksina dhe ilaçe efektive," u shpreh Gauden Galea.

Ai tha gjithashtu se vendet me më pak burime mjekësore për të përballuar epideminë duhet të përqendrohen më shumë në zbatimin e masave të parandalimit./CRI

EMISIONET