Zyrtare/ Zeka firmos në Holandë: Erdha te një klub me ambicie të mëdha

Pas eksperiencës aspak pozitive në Portugali me skuadrat e Varzim e Leixoes, sulmuesi shqiptar i krahut, Agim Zeka ka zgjedhur Holandën për të gjetur formën optimale. 20 vjeçari ka firmosur me Fortuna Sittard për një vit e gjysëm, në formulën e huazimit nga ekipi francez, Lille.

Në prezantimin me skuadrën e Eredivisie, Zeka ka pohuar se është i kënaqur që firmosi me një ekip ambicioz, teksa ka shtuar se po pret me padurim që të zbres në fushë me skuadrën e re.

"Kur erdha këtu për të kryer provën pashë një klub ambicioz dhe një ekip ambicioz që pëlqente të luante, por nuk arrinte të merrte pikët. I thashë menjëherë agjentit tim se do të doja të luaja shumë këtu. Unë pres që shumë shpejt të jem pjesë e këtij grupi "-
tha mes të tjerash Zeka. 

Firma me sulmuesin kuqezi është mbështetur edhe nga trajneri i Sittard, Sjoerd Ars:

"Agimi është një anësor tipik, i këndshëm e që di të fitojë zemrën e publikut me aftësitë e tij. Ai gjithmonë kërkon kundërshtarin e tij për një duel një për një. Për shkak të veprimeve të tij individuale dhe këmbës së tij të majtë, gjithmonë ka një kërcënim nga ai."-deklaroi Ars.

Që pas largimit të tij nga Skënderbeu, Zeka bërë ndërruar shumë skuadra. Fillimisht, ishte skuadra franceze e Lilës që pagoi 300 mijë euro për shërbimet e tij, para që mbushën arkat e Skënderbeut. Më pas, ekipi francez e shiti për gjysmën e kësaj shumë (150 mijë euro) te skuadra portugeze e Verzim.


EMISIONET