Zyrtare/ Milan rikthen Ibrahimovic në Itali, zbulohen kushtet e kontratës dhe dita e prezantimit

Zyrtare/ Milan rikthen Ibrahimovic në Itali, zbulohen kushtet e

Tani nuk është sekret.

Milan ka hapur merkaton e janarit me një superblerje. Kuqezinjtë kanë zyrtarizuar rikthimin në Milano të Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez ishte prej kohësh në "lupën" e 7 herë kampionëve të Europës dhe vetëm mbrëmjen e sotme ka ardhur zyrtarizimi. Në njoftimin e klubit italian, thuhet se Ibrahimovic ka firmosur për gjashtë muaj, me opsion për zgjatjen e tij me një vit.

"Po kthehem në një klub që e respektoj jashtëzakonisht shumë dhe në një qytet që e dua. Unë do të luftoj me shokët e mi të skuadrës për të ndryshuar rrjedhën e këtij sezoni dhe do të bëj gjithçka për të arritur qëllimet tona," tha Zlatan Ibrahimovic.

38-vjeçari ka një karrierë të sukseshme, teksa është aktivizuar me skuadra si Malmo, Ajax, Juventus, Inter, Barcelona, Paris Saint-Germain, Manchester United dhe Los Angeles Galaxy. Ndërkaq, me fanellën e Milanit, Zlatan fitoi titullin e 18-të të Seria A dhe Superkupën e Italisë, ku u aktivizua nga viti 2010 deri në 2012, ku grumbulloi 85 paraqitje dhe 56 gola.

Ibrahimovic do të jetë në Milano të enjten, 2 janar për të kryer testet mjekësore për zyrtarizimin e rregullt të marrëveshjes, për t'u bashkuar më pas me shokët e rinj të skuadrës për seancat e para stërvitore.



EMISIONET