Zyrtare/ Claudio Marchisio firmos me gjigandët rus

Ish ylli i Juventus Claudio Marchisio ka nënshkruar zyrtarisht një kontratë dyvjeçare për Zenit St Petersburg.

Ai është nga Torino dhe kaloi praktikisht gjithë karrierën e tij me Juventusin, duke ardhur përmes akademisë së tyre dhe duke luajtur për ta në Serie B.

32-vjeçari ishte një lojtar i lirë pas ndërprerjes së kontratës së tij me bardhezinjtë.

Marchisio ishte lidhur me shumë klube jashtë Italisë, duke përfshirë Monaco, Paris Saint-Germain, Nice dhe MLS Montreal Impact, megjithatë, ai ka zgjedhur të shkojë në Rusi tek Zenit St Petersburg.

EMISIONET