Zyrtare/ Bakaj firmos me Dinamon e "tretë", synon kombëtaren dhe Champions

Zyrtare/ Bakaj firmos me Dinamon e "tretë", synon kombëtaren

Elis Bakaj, prej ditës së sotme është lojtari më i ri i skuadrës Dynamo Brest. 

Sulmuesi shqiptar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale "Instagram", ka bërë me dije zyrtarizimin e këtij transferimi që kishte kohë që përflitej. Bakaj shprehet i lumtur për aventurën e tij të re. Me këtë transferim Bakaj hedh keshtu  një hap të rëndësishëm në karrierë pasi do të këtë të mundësinë për të luajtur në Champions League. 

Me ekipin Bjellerus, 32-vjeçari ka firmosur një kontratë 2-vjeçare dhe Dynamo Brest do të jetë skuadra e tretë me emrin Dinamo në karrierën e Elis Bakajt pas Dinamos së Tiranës dhe Dinamos së Bukureshtit. Ish lojtari i Kukësit, Vllaznisë dhe Partizanit dëshiron që të falë performancës me klubin e ri të rifitoi një vend edhe në kombëtaren shqiptare të futbollit.

EMISIONET