Zvicra do lehtësojë masat  e vendosura për shkak të Covid-19, gjashtë javë pasi vendosi kufizime të mëdha në jetën publike.

Këshilli Federal i Zvicrës njoftoi për një plan me tre faza që synon lehtësimin e bllokimit të vendit.

Duke filluar nga sot:

-Sallonet e bukurisë, kozmetikat, qendrat e kopshteve dhe dyqanet e luleve lejohen të rihapen.

-Mjekët dhe fizioterapistët gjithashtu lejohen të rihapin aktivitetet e tyre.

-Spitaleve u lejohet të kryejnë procedura mjekësore që u shtynë për shkak të shpërthimit të koronavirusit në vend.

-Dyqanet dhe bizneset duhet të respektojnë rregullat më të rrepta të higjenës dhe të sigurojnë që klientët të zbatojnë distancimin social.

Autoritetet federale zvicerane thanë se mbajtja e maskës nuk është e detyrueshme, megjithatë 1 milion maska do të ofrohen çdo ditë për dy javë nga sot për shitësit.

Rihapjet e mëtejshme:

-Më shumë dyqane dhe shkolla fillore janë vendosur të rihapen brenda dy javëve të tjera, duke filluar nga 11 maji.

-Institucionet e arsimit profesional dhe të lartë, si dhe bibliotekat, kopshtet zoologjike dhe muzetë janë vendosur të hapen nga 8 qershori, me kusht që numri i të infektuarve mos të jetë në shifra të larta.

Zvicra ka regjistruar  29.061 raste me Covid-19 dhe 1,337 viktima, sipas Zyrës Federale të vendit për Shëndetin Publik.

/Ora News.tv/