Zjarri shuan familjen 6 anëtarëshe, nëna dhe 5 fëmijët digjen në motel

Një familje 6 anëtarëshe u shua tragjikisht gjatë një zjarri në një motel në Michigan, thanë autoritetet. Ngjara u regjistrua të shtunën, teksa viktima mbetën një grua 26 vjeçare dhe 5 fëmijët e saj të moshës 2 deri në 10 vjeç.

Kiarre Samueli vdiq kur zjarri u ndez në Cosmo Extended Living Motel rreth orës 1:45 të mëngjesit me kohën lokale, sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Berrien. 

Pesë fëmijë, të cilët policia tha se kishin lidhje me Samuelin, u vranë gjithashtu: Marquise Thompson 10 vjeç,  Gerome Randolph 7 vjeç,  Samuel Curtis 5 vjeç, Savod Curtis 4 vjeç  dhe Avery Curtis 2.

Zyra e Sherifit nuk specifikon marrëdhënien midis viktimave, por ABC Neës raporton se Samueli ishte nëna e pesë fëmijëve.

Tetë persona të tjerë, përfshirë edhe katër zjarrfikës, u transportuan në një spital lokal për t'u trajtuar për thithjen e tymit, tha zyra e sherifit.

Autoritetet po hetojnë shkakun e zjarrit.

EMISIONET