Zjarri në KZAZ, Rama: Fund i sigurt për 4 aventurierë, ndëshkimi do jetë shembullor

Zjarri në KZAZ, Rama: Fund i sigurt për 4 aventurierë,

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas sulmit në KZAZ-në 6 në Vaun e Dejës. Në një postim në tëitter, kreu i qeverisë drejton gishtin nga kundërshtarët e tij, Lulzim Basha, Monika Kryemadhi, Ilir Meta dhe Sali Berisha. Sipas kryeministrit ndëshkimi për ata që cënojnë zgjedhjet do jetë shembullor.

Edi Rama: Sulmi mbi KZAZ e Vaut të Dejës është shfaqja e egër e dëshpërimit të L.Bashës, M.Kryemadhit, I.Metës dhe S.Berishës, nga fundi i sigurt me turp ditën e dielë i aventurës së tyre antikombëtare, për të marrë peng zgjedhjet që të marrin peng Shqipërinë #Ndëshkimi do jetë shembullor

As kjo shfaqje turpi dhe asnjë shfaqje tjetër e këtij lloji, nuk e ndal dot më gremisjen e të katër aventurierëve në gropën që hapën për këtë popull e për këtë vend! Kush prek zgjedhjet për llogari të tyre do përballet me të gjithë forcën e ligjit dhe pasojat e paralajmëruara.

Lexo me shume:Çfare ndodhi ne KZAZ nr 6 ne Vau i Dejes

EMISIONET