Zjarr në pallatin 4 katësh në Itali, humb jetën çifti, 40 të asfiksuar

Zjarr në pallatin 4 katësh në Itali, humb jetën

Një tragjedi e rëndë ka ndodhur gjatë natës në qytetin e Reggio Emilia në Itali.

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një pallat 4 katësh në afërsi të stacionit hekurudhor duke shkaktuar 2 viktima, burrë dhe grua me kombësi kineze.

Trupat e dy viktimave janë gjetur në shkallët e pallatit në përpjekje për të shpëtuar.

Rreth 40 banorë të pallatit kanë mbetur të asfiksuar nga tymi, mes të cilëve mjaft fëmijë.

Nga të plagosurit, 2 minorenë dhe 1 grua raportohen se janë në gjendje mjaft të rëndë e në rrezik për jetën. Ata janë transportuar me helikopterë në spitalin e Fidenzas.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë reparti i zjarrfiksëve dhe i ndihmës së shpejtë.

Ende nuk dihen shkaqet e shpërthimit të zjarrit.

EMISIONET