Zhgënjen Snapchat, 1.5 milionë përdorues kërkojnë versionin e mëparshëm

Një postim fals që premton se Snapchat do kthehet në versionin e vjetër është bërë tepër i famshëm në Twitter.

Postimi nuk është i vërtetë dhe përditësimi nuk do hiqet. Por duket se pjesa më e madhe e njerëzve janë të zhgënjyer nga të rejat që ka sjellë.

Në shkrimin e publikuar thuhet se nëse bëhen mbi 50 mijë retëeets, atëherë kompania do i mendojë seriozisht ndryshimet.

Edhe pse ka arritur në 1.5 milionë numri duke e bërë një prej pesë postimeve më të famshme në Twitter, përdoruesit e rrjetit social Snapchat nuk do kenë asgjë si më parë.

EMISIONET