Zhbllokohet futbollisti i kombëtares, shënon gol në fitoren e Akhmat Grozny (VIDEO)

Zhbllokohet futbollisti i kombëtares, shënon gol në fitoren e

Mesfushori i kombëtares shqiptare Odise Roshi ka gjetur rrjetën për herë të parë në këtë edicion në kampionatin rus.

Fieraku nuk e nisi këtë takim që nga minuta e parë, por u aktivizua në pjesën e dytë dhe zëvendësimi i tij rezultoi i frytshëm për Akhmat, pasi blindoi fitoren.

Grozny mposhti me rezultatin e pastër 2-0 Anzi Makhackala, teksa Bekim Balaj dhe Bernard Berisha e nisën ndeshjen që nga minuta e parë. Miqtë kaluan në avantazh me anë të Rodolfo, i cili shënoi nga goditja e dënimit pas 18-të minutave lojë.

Në pjesën e dytë, gjithçka bëhet edhe më e lehtë për Akhmat, pas daljes me të kuq të mesfushorit Tetrashvili, i cili e la me 10 futbollistë Anzi Makhackala.

Në avantazh dhe superioritet numerik, gjithçka bëhet më e thjeshtë për miqtë që shënojnë edhe golin e qetësisë me anë të Odise Roshit. Kur po kronometrohej minuta e 87-të, 26-vjeçari e dërgoi sferën në rrjetë pas asisit të Silva Lima. Ky ishte goli i parë për Roshin këtë edicion në Premier League të Rusisë, ku ka dhënë dhe tre asiste.

Pas suksesit ndaj Anzi Makhackala, Akhmat renditet në vendin e 8-të në klasifikim, me 38 pikë.

Goli i Roshit:


EMISIONET