Zgjidhja nga brenda, jo nga jashtë? Shehi: Ekzagjerimi në tezat sovraniste, i gabuar

Zgjidhja nga brenda, jo nga jashtë? Shehi: Ekzagjerimi në tezat

Kreu u Partisë Demokratike, Lulzim Basha, deklaroi disa ditë më parë nga Shkodra se zgjidhja politike do të vijë nga brenda dhe jo nga jashtë,  duke shuar çdo shpresë për ndërhyrje të ndërkombëtarëve.

Basha: S’ka zgjidhje nga jashtë, zgjidhja do të vijë nga brenda. Nga jashtë kemi miq, siç kemi patur. Kjo krizë nuk zgjidhet duke bërë viktimën apo duke parë nga qielli. Kjo krizë zgjidhet duke u bashkuar duke marrë fatin tonë në duart tona.

Aleati i tij,  kreu i LZHK-së, Dashamir Shehi, thotë se ekzagjerimi në tezat sovraniste është i gabuar.

E megjithatë, në studion e RTV Ora, Shehi thotë se Basha ka të drejtë në konstatimin e tij sepse në fund të fundit në tryezën e dialogut ata që do të ulen do të jenë shqiptarë, ndërsa arbitri mund të jetë ndërkombëtar.

Shehi: Ky është një konstatim klasik. Marrëveshjet këtu brenda janë bërë, nuk ka bërë marrëveshje PD me Uashingtonin dhe PS me Brukselin. Nga kjo pikëpamje Basha ka të drejtë se zgjidhja do të vijë nga brenda. Por unë unë gjykoj se ekzagjerimi në tezat sovraniste është i gabuar. Ne jemi një vend që pretendojmë të shkojmë në Europë, jemi një vend që për hir të zhvillimit demokratik-ekonomik të këtij vendi siç e kërkon dhe politika e jashtme vazhdimisht do të lëmë sovranitet. 

Politikën e sigurisë ja kemi deleguar NATO-s, kishim ushtri të madhe dhe bunkerë, sot nuk kemi më.Shqipëria do të vijë duke ulur tempin e sovrantetit dhe duke zgjeruar hapësirën që është më ndërkombëtare. Kjo pesha allashqiptarçe don të vijë duke u ulur dhe këto duhet ta pranojmë, me kënaqësi, pa kënaqësi, me dhimbje pa dhimbje. Kjo është rruga e vetme. Por Basha ka bërë mirë që ka kujtuar se zgjidhja midis palëve  shqiptare do të jetë shqiptare, në fund të fundit këtu do të ulen gjithmonë në tavolinë shqiptarë, arbitri mund të jetë ndërkombëtar.

EMISIONET