Lufta e Kryeministrit në largim të Izraelit, Benjamin Netanyahu, për mbijetesën e tij politike duket se do të vazhdojë për ditë apo edhe javë.

Sondazhet e para nga zgjedhjet e sotme parlamentare tregojnë se ai do të luftojë kokë më kokë me ish-shefin ushtarak Benny Gantz.

Sondazhet e kanaleve televizive izraelite tregojnë se Partia Likud e krahut të djathtë e kryeministrit Netanyahu mund të sigurojë 31-33 ulëse në Parlament, ndërsa partia Blu dhe të Bardhë të qendrës, të Benny Gantz-it është pak përpara, me 32-34 ulëse.

Sipas parashikimeve asnjëra nga këto dy parti nuk pritet të fitojë shumicën në parlamentin izraelit me 120 deputetë.

Kjo ndoshta mund ta bëjë Avigdor Liebermanin, një ish-ministër i Mbrojtjes dhe më parë aleat i Netanyahut, por tani rival i tij, si personin vendimtar për krijimin e një qeverie koalicioni.

Netanyahu thirri zgjedhjet e prakohshmepasi nuk arriti të formojë një koalicion qeverisës pas zgjedhjeve të prillit.

Likud dhe "Blu dhetë  Bardhë" kishin siguruar atëherë 35 vende secila dhe kishin nevojë për mbështetjen e partive më të vogla me programe politike të ndryshme - shpesh dhe krejt të kundërta.

Bisedimet për formimin e një koalicioni të ri pritet të fillojnë menjëherë sapo të publikohen rezultatet paraprake të mërkurën në mëngjes.



/Ora News.tv/