Mesazhi i Ramës për opozitën: Paqe politike dhe marrëveshje pa kushte

Mesazhi i Ramës për opozitën: Paqe politike dhe marrëveshje

Dy orë pas mbylljes së votimit, kryeministri Edi Rama doli në një fjalim 30 minutësh për të falenderuar të gjithë ata që e votuan, por jo vetëm.

I mbuluar nga djersët dhe i emocionuar, Rama dha dy mesazhe për opozitën. “Paqe politike duke u tërhequr nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj dhe marrëveshje pa kushte”.

Reforma në drejtësi tha kryeministri nuk negociohet, por vetëm mbështet. Rama e konsideroi një fitore të vështirë këtë të 30 qershorit, por e quajti një fitore të shtetit.

Rama ishte i qartë për të ardhmen e tij politike. Tha se nuk do të largohet, por do të zhvillojë një debat të brendshëm për të korrigjuar gabimet. 

"Gjatë tërë muajit korrik, ne do të zhvillojmë një debat të brendshëm, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, qoftë në bashkitë e drejtuara deri dje nga ne, qoftë në të tjerat që do të drejtojmë nga nesër dhe, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme, në funksion të sfidës së vështirësuar tejmase, një debat të gjerë, për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe politike, në funksion të korrigjimeve të nevojshme, duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë, që sot jo vetëm nuk munguan, por ishin  tepër domethënës".

Ai kishte një falenderim për ndërkombëtarët, por edhe i kërkoi ndjesë, 

"Faleminderit misionit të OSBE dhe cdo kujt tjetër që dha një dorë në këtë betejë sa të rëndë aq edhe absurde për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE. Jo vetëm faleminderit  por edhe shumë ndjesë për miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve personale, poshtë shtëpisë apo nga fërngjitë e kullave online, të halldupëve që me ato sulme na turpëruan të gjithëve."

Rama: Reforma në drejtësi nuk negociohet, vetëm mbështetet

Ndërsa Reforma në Drejtësi jo nuk negociohet, po as nuk diskutohet. Vetëm mbështetet. Duhet të jetë shumë e qartë qysh sot për të gjithë, se unë nuk kam as disponimin më minimal, për asnjë pazar politik për të ndenjurat e politikanëve dhe për asnjë lloj marrëveshje për të penguar drejtësinë të merret me zullumet e kujtdoqoftë, djathtas apo majtas.
Borxhi ku e futi edhe më thellë sot shumicën tonë qeverisëse ky popull, edhe sikur ne të kthehemi në magjistarë, i gjithi nuk shlyhet dot kurrë, po një gjë është e sigurtë: Nga sot duhet dhe do të jetë më i qartë, më kumbues dhe më i përditshëm se kurrë, me vepra e jo vetëm me fjalë, mesazhi se jo ata që përfunduan në gropë pasi deshën të digjnin Shqipërinë për të hedhur në erë rrugën e negociatave me BE-në, po edhe kushdo që nën çatinë e shtëpisë së madhe të socialistëve e të progresistëve, mund të ketë apo do të ketë hesape me drejtësinë, nuk do të mbrohet, nuk do të justifikohet, nuk do të tolerohet për asnjë arsye në këtë botë, nga kjo parti!

Mesazhi i Ramës për opozitën: Paqe politike dhe marrëveshje pa kushte

Plaga e hapur nga dalldia e gjysmës mbrapsht të këtij viti kërkon kurim dhe ne do të bëjmë çmosin tonë. Ata sot janë aty ku e meritojnë, në gropën ku donin të fusnin Shqipërinë, drejtësinë dhe qeverinë. Jo vetëm e kanë humbur davanë, por as zoti nuk i shpëton dot nga rrënimi përfundimtar nëse përsëri do ta kërkojnë shkakun e disfatës së turpshme jashtë vetes së tyre.

Sidoqoftë, dua të jem shumë i qartë qysh sot, lidhur me ta. Nëse duan paqe politike, paqe do të kenë. Dhe paqja mund të fillojë vetëm duke u tërhequr, pak e nga pak, por në mënyrë të dukshme, nga sulmet kundër Shqipërisë në gjuhë të huaj. Nëse duan marrëveshje për Shqipërinë, marrëveshje do të kenë. Dhe marrëveshja mund të ndërtohet vetëm me dialog, pa kushte dhe me shprehjen pa ngurrim të vullnetit për t’u angazhuar, të gjithë bashkarisht për të ndihmuar çeljen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Europian. Vendimi i Këshillit Europian në tetor, s’është natyrisht në dorën tonë edhe sikur të vëmë kujën të gjithë bashkë, por padiskutim mund të bëjmë më shumë në favor të çeljes së negociatave, nëse kujën e brendshme nuk e bëjmë punë të jashtme. Dora ime është e shtrirë.

Reforma zgjedhore, sipas rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it dhe porosisë së Këshillit Europian, mbetet një sfidë e përbashkët – me opozitën parlamentare dhe me atë joparlamentare. Kjo e fundit ka prej kohësh një karrige bosh në Komisionin e Reformës dhe është e mirëpritur të ulet, bashkë me të drejtën e vetos.

Rama: Debat i brendshëm për të korrigjuar gabimet

Eshtë një borxh marramendës, por unë e pranoj, nuk iki, megjithëse e di mirë se sa shumëfish më e vështirë se deri sot, është sfida e shlyerjes së tij, nëse ne nuk fillojmë qysh nesër, të ndryshojmë nga ata që jemi sot. Gjatë tërë muajit korrik, ne do të zhvillojmë një debat të brendshëm, për të analizuar qeverisjen qendrore dhe vendore, qoftë në bashkitë e drejtuara deri dje nga ne, qoftë në të tjerat që do të drejtojmë nga nesër dhe, për të programuar të tëra korrigjimet e nevojshme, në funksion të sfidës së vështirësuar tejmase, një debat të gjerë, për të analizuar situatën në familjen tonë të madhe politike, në funksion të korrigjimeve të nevojshme, duke u mbështetur tek shembujt e suksesshëm organizativë, që sot jo vetëm nuk munguan, por ishin  tepër domethënës.

Një debat për të analizuar edhe pozicionin tonë të ri në skenën politike të vendit dhe marrëdhëniet ndërpartiake - qoftë me opozitën parlamentare, qoftë me opozitën jashtëparlamentare.

Rama: Nga nesër 30 qershori është një histori. 

Nga nesër deri në fund të mandatit qeverisës janë borxhi ynë, prej dje i shumëfishuar dhe prej sot i tejkaluar në shumfishim, ndaj atyre që i dhanë fitoren e sotme. Fitoren e qytetarisë evropiane. Të dinjitetit të njeriut të zakonshëm, të vullnetit të këtij populli më lart pamës se politikanët dhe opinionistët e këtij vendi. 

Meritat që Rama i njeh PS

Nga nesër ne kemi vetëm një meritë që qënduam në anën e duhur të historisë. Kemi meritën që zgjodhëm rrugën e drejtë dhe të gjatë të së ardhmes, duke pranuar sfidën e konfliktit me të keqen. Kemi meritën që nuk zgjodhëm rrugën e shkurtër dhe të shtrembër të bashkejtesës me të keqen duke pranuar shtyrjen në dukje të arsyeshme të zgjedhjeve dhe duke shitur shtrenjtë të ardhmen për të blerë lirë një shtensionin të gënjeshtër.  Për këtë meritë, PS është sot një fuqi e shtuar edhe më e besueshme se deri dje e demokracisë sonë në zhvillim. Për këtë libri i kësaj partie do të ketë një faqe tjetër ku do të lexohet e vërteta më e pakontestueshme. Kurrë në konflikt me interesin kombëtar, për herë me qytetarët e këtij vendi sa herë vlerat e demokracisë kërcënohen në këtë vend. 

Rama: Fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Dua ta jem i qartë për të gjithë, qysh sot, ne nuk fituam ndonjë betejë zgjedhore të radhes, por fituam përgjithmonë luftën për zgjedhjet e të gjitha radhëve.

Nga sot, Shqipëria nuk do të shohë më djegie mandatesh, parti molotovësh, bojkot zgjedhjes dhe fronte armike kundër popullit për të djegur.

Qytetarët folën me gjuhën e paqes

Pas pak hyn një ditë e re që e gjen Shqipërinë të cliruar nga makthi i tërë gjysmës së mprapsht të këtij viti. Por njëkohësisht dita vjen e ngarkuar me barrën e rëndë të sfidës së rëndë të  kurimit të plagës që hija përcarëse ka lënë pas.

Populli i Shqipërisë, vend kombi i lidhur në gjak në gjuhë histori, përditshmëri ardhmëri nuk e meritonte gjithë sa pa, dëgjoi dhe përjetoi me muajt që dukeshin si vite në errësirën frikësuese të gjysmës së vitit që sapo iku.

Ky vend nuk e meritonte atë llum të zi që u hodhën në pasqyrat mediatike të botës për llogari të një plani anti kombëtar të lajmsve batakçinj të një qameti që nuk ndodhi.

Qytetarët shqiptare sot e bënë të tyren. Bënë atë që populli bën kur vjen dita të flasë si i vetmi sovran.

Ata folën si ska më qartë e si ska më bukur, qoftë duke shkuar të votojnë, ose qoftë duke mos shkuar të votojnë. Ata folën me gjuhën e paqes dhe respektit për njëri tjetrin.

U krye për bukuri me një llaf, ajo çka dukej si rruga pa krye. Pas pak fillon një ditë e re, fillon dita dhe koha kur ne përfaqësuesit e vullnetit të shqiptarëve të bëjmë tonë. Në radhë të parë duke u përuluar para popullit, duke reflektuar përpara pasqyrës së qeverisjes sonë.

Rama: Faleminderit dhe ndjesë SHBA, BE, OSBE

Një faleminderit të madhe këtu miqve dhe partnverëve të Shqipërisë demokratike, që u trondit, u godit, u lëkund por nuk u rrëzua edhe falë qëndrimit të tyre të palëkundur. 

Faleminderit qeverisë së SHBA dhe përfaqësisë së saj në Tiranë.

Faleminderit BE dhe delegacionit evropian në Shqipëri.

Faleminderit misionit të OSBE dhe cdo kujt tjetër që dha një dorë në këtë betejë sa të rëndë aq edhe absurde për një vend anëtar të NATO-s dhe kandidat për në BE. Jo vetëm faleminderit  por edhe shumë ndjesë për miqtë e huaj që u bënë objekt i sulmeve personale, poshtë shtëpisë apo nga fërngjitë e kullave online, të halldupëve që me ato sulme na turpëruan të gjithëve.

Rama ne konferencë: Sot fitoi shteti. Ishte fitore e vështirë

Sot ishte 30 qershori i një Shqipërie që për shumë muaj përjetoi dramën e një përçarje të rëndë politike, të frymëzuar, nxitur dhe organizuar, për të ndaluar ecjen tonë përpara në rrugën e normalitetit shoqëror, bashkëjetesës demokratike dhe integrimit të popullit shqiptar në familjen e popujve të Evropës.

Sot ishte dita e zgjedhjeve vendore të radhës, e cila u kthye muaj pas muaj në ditën kulmore të një përplasje historike mes të shkuarës dhe të ardhmes, mes harbutërisë dhe qytetarisë, mes antishtetit dhe shtetit, mes pandëshkueshmërisë dhe drejtësisë, mes politikës së forcës dhe forcës së politikës, mes dhunës kërcenuese së të djeshmes dhe shpresës tek e nesërmja. Mes Shqipërisë se vjetër të padrejtësisë së fantazmeve dhe Shqipërisë të drejtë që duam për të gjithë fëmijët e kësaj bote që të parën kanë shqiptuar fjalën nënë.

Sot fitoi e ardhmja, fitoi shteti, fitoi, forca e politikës, fitoi  qytetaria, fitoi shpresa. Fitoi Shqipëria e nesërme evropiane, e fëmijëvë tanë. Humbi me turp Shqipëria e djeshme pa din e as iman. Ishte një fitore e vështirë. Mbase më e vështira në betejat e derisotme të Shqipërisë. Unë vetë nuk e mbaj mend një më të vështirë, sepse nuk luftuan mes veti shqiptarë sado të ndërkryer kundër njëri tjetrit në zgjedhje, por  luftoi vetë sistemi i brishtë demokratike me kundërshtarët e ndërkryer të  vetë zgjedhjeve.

Sot 30 qershori që dukej sikur nuk do vinte kurrë po ikën paqësisht për shqiptarët, duke marrë me vete hijen e ankthit kombëtar dhe kaosit institucional.


EMISIONET