Opozita prezanton platformën e qeverisë tranzitore: Zgjedhje me Ramën, as pa opozitën nuk do të ketë

Opozita prezanton platformën e qeverisë tranzitore: Zgjedhje me

Në prezantimin e detyrave të qeverisë kalimtare, kryetari i PD-së, Lulzim Basha, tha se nuk do të lejojë zgjedhje pa opozitën dhe as diktim të tyre nga bandat kriminale.

I bindur se zgjedhje me Edi Ramën nuk do të ketë Basha tha se ka ardhur koha që vota e shqiptarëve të lexohet drejtë.

Lulzim Basha:"Me sistemin elektoral, proporcional rajonal, parlament me 100 deputetë, system me dy dhoma, senat, maxhoritar i pastër janë disa nga idetë. Zgjedhje me Ramën nuk do të ketë as zgjedhje pa opozitën nuk do të ketë. Zgjedhjet do të mbahen pasi të ndëshkohen hajdutët e votave të vitit 2017." 

Prezantimin e detyrave të qeverisë kalimtare e bëri Oerd Bylykbashi.

Për asnjë nga 10 pikat e parashtruara nuk kërkohet ndryshime në Kodin Zgjedhor.

Oerd Bylykbashi: Zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë themeli i legjitimitetit të parlamentit qeverisë dhe pushtetit vendor."

Duke iu referuar marrëveshjes së vitit 2017 Basha tha se qeveria teknike nuk funksioni sepse Rama ishte kryeministër dhe se raporti me 400 faqe u la në harresë.

Lulzim Basha: "Është e vërtetë që task forcë e zgjedhjeve 2017 nuk funksionoi. Këtë po kërkojmë sot. Të largojmë shkakun e mosfunskionimit. Ka një raport prej 400 faqesh të task forcë të ministrave teknikë”

Fitore në tavolinë?

Lulzim Basha: Kundërshtari ynë politik thotë që ne kërkojmë pushtetin në tavolinë por në fakt pushtetin në tavolinë e ka marrë Edi Rama. Në tavolinë ulur me Emiljano Shullazin, Ymer Lalën, Bajret.

Sipas tij 6 muaj para cdo procesi zgjedhor duhet të nisë punë qeveria kujdestare

Lulzim Basha:Në disa vende ka një praktikë ku ministrant që kanë përgjegjësi për insfrastrukturën zgjedhore zëvendësohen 3-6 muaj para zgjedhjeve zëvendësohen nga figura politike apo jo me consensus opozitar.

Duke e konsideruar largimin e Ramës si garanci për zgjedhje të lira, Basha tha se prokuroria nuk funksionon dhe deri tani çdo hetim për blerje votash është lënë në harresë.

Partia Demorkatike dhe aleatët e saj prezantuan sot jë program të detajuar se cilat do të jenë detyrat e qeverisë tranzitore, ku në thelb mbeten sigurimi i zgjedhjeve të lira.

Dhjete detyrat e qeverise tranzitore qe propozon opozita 



Të mërkurën  pas takimit në selinë e LSI-së me kryetaren e kësaj partie Monika Kryemadhi, Basha i dha edhe një herë përgjigje kërkesës së aleatëve të tij të qendrës së djathtë për tu ulur në dialog me kryeministrin Edi Rama.

Lulzim Basha: Asgjë nuk ka ndryshuar në qëndrimin e opozitës së bashkuar dhe të koalicionit tonë politik, koalicionit më të madh, mazhorancës së re numerike, politike dhe morale të vendit. Largimi i Edi Ramës është kusht i panegociueshëm për ti hapur rrugën dialogut politik që do të çojë drejt qeverisë tranzitore detyrat e të cilës do ti shpalosim nesër në 11.



EMISIONET