Gazetari Arion Sulo është shprehur se zgjedhja e presidentit ka nevojë për ndryshim kushtetues me konsensusin e të gjitha partive politike si edhe ndoshta për një referendum popullor.

Arion Sulo: “Ne kemi një  Republikë Parlamentare dhe para se të shkojmë tek zgjedhja e presidentit nga populli teorikisht duhet të bëjmë një ndryshim kushtetues që ka nevojë për konsensusin e të gjitha krahëve politikë, ndoshta dhe për referendum popullor. Kjo është ana teorike.”

Në një intervistë për RTV Ora, gazetari u shpreh se Meta është zgjedhur president nga votat që fitoi në 2013-ën.

Arion Sulo: “Në aktualitetin e ditës, Meta është një president jashtëzakonisht i fortë. Edhe me pak kompetenca të reduktuara nga kushtetuta  e 2008, Meta është një aktor politik, është një president politik. Që ditën e parë të zgjedhur Meta ishte një President politik. Gabojnë ata që thonë se Rama gaboi kur e zgjodhi Metën sepse nuk e dinte që do ti dilnin mbrapa problemet me të dhe përplasjet që kemi parë ditët e fundit. Jo, Meta është zgjedhur president me votat e veta të 2013-tës. Ai është zgjedhur në 2017 por votat e tij i siguroi në 2013 nga koalicioni PS-LSI.”

/Ora News.tv/