Ditëlindja e Loredanës duket se nuk i bën përshtypje vëllezërve Mozzik e Getinjo. Asnjëri prej tyre nuk e ka uruar reperen, e as nuk ka qenë pranë saj kur po festonte me miqtë e familjarët.

Përflitet se Mozzik dhe Loredana po përjetojnë një krizë. Nuk dihet nëse Getinjo është përfshirë në këtë situatë, por duket se ai ka zgjedhur të mbajë anën e vëllait dhe të mos postojë asgjë në lidhje me kunatën.

Në postimet e tij të fundit në Instagram, asgjë nuk ka lidhje me Loredanën apo karrierën e saj.

/Ora News.tv/