Eksperti i ekonomisë Zef Preçi i ftuar në studion qëndrore të lajmeve në RTV Ora komenton raportin e Bankës Botërore Doing Business.

Zef Preci: "Për të gjykuar mbi situatën ekonomike të vendit është një numër indikatorësh dhe raportesh të cilat të marra në tërësinë e tyre flasin për një situatë problematike. Duke marrë parasysh këto raporte situata është më problematike dhe më e keqe se pasqyrohet në të. Kam parasysh situatën në tërësi.

Problematike janë elementet që lidhen me funksionimin në tërësi të shtetit, quhet ekonomi e hapur por tendencat monopolizuese kryesisht me ligjin nga qeveria dhe format e tjera të oligarkisë në vendimmarrje janë prezente. Thuhet që konkurenca është motorii ekonomisë që ka Shqipëria sot por bizneset ankohen për konkurencë të pandershme.

Të marra së bashku funksionimi i ligjit, sistemi i drejtësisë, përmbushja e detyrimeve kontraktuale, paqartësitë në fushën e pronave dhe njëkohësisht konkurenca e pandershme ka deformuar klimën në tërësi dhe ka bërë vendin më pak tërheqës sidomos për investimet e huaja.

Ndërkohë vlen të theksohet dhe elementi tjetër, që gjatë 10 viteve të fundit diku 500 mijë shqiptarë kanë lënë Shqipërinë, çka do të thotë se është pakësuar numri i konsumatorëve." 

“Koorporata e investimeve”

Ne intervisten me gazeten Beti Njuma, eksperti i ekonomise e quan "koorporaten e investimeve", padrejtësi të re që i shtohet atyre të vjetrave.

"Padrejtësive të vjetra u shtohet një padrejtësi e re dhe krijohet një agjenci e cila u jep të drejtë vetes deri tek marrja e pronësisë nga privati dhe dhënia disa privatëve të tjerë me kushtin që të jenë të nominuar  nga ministri përgjegjës si investime strategjike. Kjo nuk ka ndodhur brenda një nate, por brenda 3 viteve të fundit.

Ne jemi i vetmi vend në botë ku Gjykata e Faktit merr vendim mbi një vendim të gjykatën e Apelit dhe qeveria merr vendim mbi ligjet e parlamentit. Tërë këto zhvillime më shumë se kanë kontribuar në zgjidhjen e problematikës në thelb kanë kontribuar në garantimin ligjor të vendimmarrjeve të diskutueshme abusive dhe korruptive.

Kemi një qëndrim arrogant të qeverisë sa i takon këtij ligji. Janë bërë disa retushime që nuk prekin thelbin. Pyetja shtrohet sa i shërben Shqipërisë një institucion i tillë. Ndërmarrja e këtij ligji është e diskutueshme."

Qeveri adhe shiu 

Eksperti i ekonomisë në studion e RTV Ora thotë se mungesa e njerëzve me vizion në qeveri ka bërë që të shkohet në ekstremin tjetër po tentohet të pritavizohet shteti.

Zef Preci: “E quaj qesharake kur qeveria thotë se nuk janë rritur të ardhurat sepse nuk ra shi. Nëse varësia jonë është në këto përmasa, pra ekonomia varet nga natyre, atëherë përse na duhet qeveria?!  

Planifikimi i gabuar dhe mosmarrja e masave, dhe mungesa e njerëzve me vizion është e vështirë të pranohet nga ata se Shqipëria i ka konsumuar burimet ekstensive të rritjes. Nuk mund të bazohet në shitjen e pasurive të trashëguara, por tani ka shkuar në ekstremin tjetër, kishte gjithcka shtetërore po tentojmë të privatizojmë shtetin.

Sektori i prodhimit bujqësor merr 3 % të Buxhetit dhe prodhon 25% të GDP. Nuk mund të mbahet bujqësia me 3 milionë euro kur Kosova jep 60 milionë e Maqedonia 200 milionë euro në vit subvencione fermerëve.

Ka nevojë për ridimensionim të politikave që ndiqen për ti vendosur shtetbërjen në funksion të interesave të qytetarëve.” 

Raporti
Shqipëria vijon të humbasë terren në renditjet ndërkombëtare.

Pas rënies në konkurrueshmërinë globale, edhe raporti i fundit "Doing Business" i Bankës Botërore e vlerëson vendin me 19 pozicione më ulët nga viti i kaluar, duke e radhitur të 82-ën nga 190 ekonomitë e botës të marra në analizë për vitin 2020.

/Ora News.tv/