Zbuloni arsyen e vërtetë pse puthja në qafë na fal kaq shumë kënaqësi

Zbuloni arsyen e vërtetë pse puthja në qafë na fal kaq

Shumica e grave duan të marrin puthje të mira intime. Puthjet në buzë zbulojnë ndjenjat tuaja ndaj një gruaje që doni. Nëse jeni duke takuar një grua, puthuni mirë nëse doni të krijoni një përshtypje të shkëlqyer. Një puthje e keqe mund të shkatërrojë çdo shpresë për një marrëdhënie në të ardhmen. Ashtu siç veprimet flasin më shumë sesa fjalët edhe një puthje tregon shumë mirë se çfarë i dashur jeni. Ndër të gjitha llojet e puthjeve, puthja në qafë ka fuqinë më magjike.

A e dini pse ndihemi mirë kur puthemi në qafë?

Puthja është një prekje e butë, e veçantë që ngacmon nervat shqisore. Ajo përfshin prekjen e pjesëve të ndjeshme të një personi tjetër me buzë. Puthja në qafë të bën të ndjehesh mirë sepse:

-Përkëdhelja ndikon në reagimet hormonale duke shkaktuar atë ndjenjë të mrekullueshme në të dy palët.

-Një puthje e qetë në qafë është romantike sepse kjo pjesë e trupit ka mjaft mbaresa nervore. Puthja në qafë stimulon ato nerva dhe na bën që të përjetojmë një kënaqësi të madhe.

-Prekja, frymëmarrja dhe përkëdhelja sjellin ndjenja emocionuese që asnjë fjalë nuk mund t’i shpjegojë. Puthjet e buta të çojnë në një botë magjepse që lejon dashurinë të shkrihet tek ju.

EMISIONET