Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora komentoi shkrimin e tij se  Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik.

Kjo tezë e tij nuk u mbështet nga avoakti Spartak Ngjela, i fundit ky që u përball me fjalorin e ashpër të Nazarkos, i cili i drejtua duke i thënë se nuk e njihte historinë dhe të mos hidhej përpjetë.  

Pjesë nga biseda: 

Nazarko: Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik. Nuk ka pas asnjëherë peshë të rëndë që nga koha e Bismarkut. Është historia jote ajo avokat, mos u hidh përpjet. 

Ngjela: Ka qenë në 1912. 

Nazarko: Është Austria ajo. 

Ngjela: Nejse është çëshjta jote ajo. 

Nazarko: Unë nuk të ndërhyj tani. Nuk e njeh historinë ti. Austria dhe Gjermania janë dy gjëra të ndryshme. Madje politologët thonë se Austria u krijua vetëm për një qëllim, për të penguar interesat tokësore të Rusisë, që kërkonin Stambollin. Gjermania eshte e detyruar të marrë masa drastike kundër Rusisë sepse ka rrojtur dhe do rrojë përjetësisht me lëndën e parë të Rusisë. 



/Ora News.tv/