Ka ndryshuar skema e trafikut të drogës. Redaktori I RTV Ora, Trashgim Sokolaj zbulon se tashmë trafikantët shqiptarë këmbejnë kanabisin e prodhuar në Shqipëri me heroinë e kokainë të cilën e sjellin më pas sërish në Shqipëri ku dhe e përpunojnë për ta përshtatur për tregun europian.

Trashgim Sokolaj:  Aktualisht që po flasim, muajt e fundit nga shumë burime të policisë e prokurorisë flitet për një skemë tjetër trafiku që nuk ka ndodhur më përpara. Skema është provuar me dy ngarkesa që u kapën me gomone në drejtim të Greqisë, pak javë më parë dhe ku u ndaluan 4 persona që kryeninin transportimin e ngarkesës. Ngarkesa të caktuara me kanabis transportohen nga Shqipëria drejt Greqisë e Turqisë dhe atje këmbehet me heroinë e kokainë. Pastaj janë të njëjtët njerëz por që ndryshojnë mjetet e transportit, apo mënyrën e kamuflimit të cilën këtë ngarkesë droge që e kanë marrë në shkëmbim të kanabisit vijnë dhe e sjellin në Shqipëri. E para për  të furnizuar tregun vendas. E dyta për ta çuar në ato pika ku mendohet se ka laboratorë të përpunimit të kësaj lënde dhe më pas ta çojnë në vendet e BE-së ku është tregu më i lartë."


/Ora News.tv/