I ftuar në një lidhje të drejtë përdrejtë nga Italia, nepërmjet skype, në programin e  mëngjesit “Ditë e Re”, Gëzim Myshketa, baritoni i njohur, që ka korrur sukses të madhe  në Itali dhe Gjermani, ka rrefyer lidhjen e veçantë me moderatorin Kelvi Kadilli.

"Ne jemi nga Pogradeci. Pak njerëz e dinë që nëna ime e ka mbiemrin Kadilli. Jemi kushërinj jo shumë të largët" u shpreh ai.

Gjatë kësaj interviste ekskluzive, e pyetura nga moderatorja Arjola Shehu, nëse ishte në planet e tij krijimi i familjes baritoni Myshketa u shpreh se nuk do donte kurrsesi te martohej. 

Kjo duke sqaruar se familja dhe fëmijët kërkojnë përkushtim, dhe karriera për momentin nuk e lejon.


/Ora News.tv/